Pas dekadash premtimesh të pambajtura, sot më në fund është përfunduar asfaltimi i rrugës “Betovenova” në lagjen Butel 1 – një zonë e banuar kryesisht nga shqiptarët.
Ky projekt i shumëpritur u realizua nga Komuna e Butelit nën udhëheqjen e kryetarit Darko Kostovski, i cili u vlerësua nga banorët shqiptarë për qasjen e tij gjithëpërfshirëse dhe pa dallime etnike apo politike.
Shqiptarë me ndikim nga kjo lagje kanë shpërndarë publikisht përkrahjen për Kostovskin në rrjetet sociale, duke e cilësuar si një kryetar që mban fjalën dhe i shërben të gjithëve njësoj.
Sipas Kostovskit, rruga “Betovenova” është asfaltuar në një sipërfaqe prej 4.000 metra katrorë dhe gjatësi prej 400 metrash, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe jetën e përditshme të banorëve.
“Kjo është një dëshmi konkrete e përkushtimit tonë për të modernizuar infrastrukturën dhe për të mbajtur çdo premtim të dhënë,” theksoi ai.