GazetaMax
Lajme

Braktisi 4 fëmijët e mitur dhe u largua nga banesa, shpallet në kërkim 31-vjeçarja në Korçë

Një 31-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur.

Raportohet se nëna me iniciale A. F., banuese në Korçë, është larguar nga banesa prej 3 ditësh.

31-vjeçarja është shpallur në kërkim për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi është larguar nga banesa prej 3 ditësh dhe ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi policia.

Related posts

Paraburgim për gjashtë policë nga aksioni në Tabanoc

Gazeta Max

Çështja e të zhdukurve, Andin Hoti kërkon që BE-ja ta kushtëzojë Serbinë

Gazeta Max

Zendeli: Nuk kemi kapacitet për të luftuar vetë korrupsionin, duhet ndihmë ndërkombëtare

Gazeta Max