GazetaMax
Lajme

Fëmijët e Ansamblit “Ibe Palikuqi” nga Shkupi nisen drejt Turqisë për të përfaqësuar kulturën shqiptare

Me shumë entuziazëm e krenari, sot fëmijët e Ansamblit “Ibe Palikuqi” nga Shkupi u nisën për në Republikën e Turqisë, ku do të marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar të fëmijëve Çocuk Bayramı, që mbahet në qytetin e bukur të Denizli – Pamukkale.

Ky festival, që mbledh grupe artistike nga 12 shtete të ndryshme të botës, është një ndër ngjarjet kulturore më të rëndësishme për fëmijë në Turqi dhe një platformë e jashtëzakonshme për promovimin e diversitetit kulturor. Në këtë edicion të veçantë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” do ta përfaqësojë jo vetëm Republikën e Maqedonisë së Veriut, por mbi të gjitha trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare.

Përmes valleve tradicionale, kostumeve kombëtare dhe interpretimit artistik të fëmijëve, kultura shqiptare do të marrë vendin e saj të merituar në mesin e kulturave botërore. Ky është një tjetër dëshmi se “Ibe Palikuqi” është jo vetëm një ansambël, por një vatër e gjallë dhe shkollë e vërtetë e kulturës shqiptare, ku edukimi dhe dashuria për traditën përcillen brez pas brezi.

“Jemi të lumtur dhe krenarë që fëmijët tanë po i japin zë dhe pamje kulturës sonë në një skenë ndërkombëtare. Do të qëndrojmë pranë ndjekësve tanë përmes përditësimeve me fotografi dhe video nga aktivitetet tona në Turqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Shkollës së Kulturës Shqiptare “Ibe Palikuqi”.

Ky festival përfshin paradat kulturore, performanca artistike dhe shkëmbime ndërkulturore mes pjesëmarrësve. Fëmijët, përveç që do të performojnë, do të kenë mundësi të mësojnë për kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi me bashkëmoshatarë nga e gjithë bota.

Related posts

Të martën Ministria e Drejtësisë udhëton për në Hagë

Gazeta Max

LSDM: Mickoski i’a huqi në gjithçka që tha për energjinë elektrike

Gazeta Max

Kurti nga Krusha e Madhe: Që jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë është mësimi që na e japin gratë e Krushës

Gazeta Max