GazetaMax
Showbizz

Gani Gërmia me deklaratë të fortë për Yllin në spektaklin ‘prime’ të Ferma VIP: Mendoj se është homoseksual

Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur gjatë spektaklit “prime” të Ferma VIP, ku banori Gani Gërmia ka bërë një deklaratë të fortë që ka nxitur reagime të shumta në publik dhe rrjetet sociale.

Në një koment të drejtpërdrejtë, Gani hodhi dyshime mbi orientimin seksual të këngëtarit dhe modelit Ylli Dreshaj, duke thënë: “Shumica banorëve janë si ato gratë që dojnë me marrë vëmendje. Unë fillimisht mendoj që Ylli është gej dhe hale besoj e kam të drejtën e botës me mendu”, – deklaroi ai.

Kjo deklaratë ka shkaktuar debat brenda shtëpisë dhe jashtë saj, duke u konsideruar nga shumë ndjekës si ofenduese dhe e panevojshme. Ylli Dreshaj reagoi menjëherë ndaj komenteve të Ganit, duke ruajtur qetësinë dhe duke u përgjigjur shkurt: “Është mendimi yt, por jo me shpik sene të pavërteta”.

Ngjarja ka hapur diskutime të shumta për etikën në reality show dhe për kufijtë e komenteve që bëhen ndaj jetës private të të tjerëve.

Ndërkohë, publiku po pret të shohë nëse do të ketë ndonjë pasojë për Ganiun pas kësaj deklarate apo nëse produksioni i Fermës VIP do të marrë ndonjë qëndrim zyrtar mbi situatën.

Related posts

Vjen “e vogla” e Samanta Karavellës, këngëtarja zbulon emrin e vajzës

Gazeta Max

Ky film zgjat 3 orë e 35 minuta dhe A$AP Rocky e ka parë 3 herë

Gazeta Max

Ekskluzive/ Frederik Ndoci, Eduart Ndocaj, Silvana Bushati, Lim Hoti, Kastro Zizo dhe Big Basta, banorët e parë të Ferma VIP 2

Gazeta Max