GazetaMax
Lajme

Mexhiti: VLEN do të ketë kryetar dhe struktura si një parti e përbashkët politike

Zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka qenë mysafir i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni ku ka folur për ngjarjet e fundit në VLEN dhe për qeverisjen e këtij koalicioni në qeveri.

Në lidhje me debatet brenda koalicionit VLEN lidhur me listat për këshilltarë, Mexhiti tha se listat e hapura në zgjedhjet lokale do të kishin shpëtuar këtë koalicion. “Por, për këtë nismë është vonë. Dhe për këtë nismë nuk do të kishte dakordësi nga partitët tjera, edhe shqiptare edhe maqedonase” shtoi Mexhiti.

VLEN do të ketë kryetar dhe struktura si një parti e përbashkët politike brenda kësaj jave dhe për këtë Mexhiti tha se nuk është e rëndësishme emri i kryetarit por misioni dhe qëllimi.

Related posts

Blinken, udhëtim në Lindjen e Mesme ndërsa Siria është në udhëkryq pas përmbysjes së Assadit

Gazeta Max

Spasovski: Arrestimi i “Gurit” jo për hakmarrje politike

Gazeta Max

Taravari formoi Grupin punues për hartimin e planit lokal aksional për personat me nevoja të veçanta

Gazeta Max