GazetaMax
Lajme

Pse duhet të jetë Fatmir LIMAJ kryetar i Kuvendit?

Sadri Ramabaja

Kandidatura e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës, pas zhbllokimit të ngërçit alogjik lidhur me ratifikimin e mandateve, dy herë radhas, dëshmoi se personi i Albulena Haxhiut, me gjithë respektin, më rezulton si taktizim politik, eksperiment i panevojshëm.

Politologu i njohur gjerman Trier, kur flet për interesat nacionale, ofron gjashtë teza që kanë të bëjnë me “të mirën e përbashkët të politikës” që bazohen në Kushtetutë.

Koncepti i “interesit kombëtar” ka natyrë parademokratike; historikisht, ai u zhvillua – fillimisht si “interes publik” – në lidhje të ngushtë me konceptet e “raison d’état” dhe “sovranitetin” shtetëror.

Mbi bazën normative, “interesi kombëtar” i Kosovës në këtë kapërcyell gjeopolitik ka të bëjë me ruajtjen e lirisë, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të saj dhe shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, si dhe integritetit të territorit të tyre,

Në rastin konkret, fakti që Republika e Kosovës gradualisht po shndërrohej në një lloj piemonti politik e demokratik të Kombit, nga poshtë, ato grimcat e atomizuara të Kombit që kanë ruajtur forcën gjeneruese të tij, kishin dhe kanë një kërkesë të përtërirë, më të zëshme – atë që Kosova të komunikojë më qartë “interesat shqiptaree” dhe t’i ndjekë ato me më shumë vendosmëri.

Këto interesa mundet e duhet të mbrohen vetëm duke ndjekur politika largpamëse kooperimi me ata që janë të gatshëm të të mbështesin Qeverinë Kurti 3 e dëshmuar tashmë se mbrun e mbronë interesat e Kombit.

Kori i larmishëm, por tërësisht disonant i elitës sonë intelektuale dhe gazetarëve përgjatë tri dekadave të fundit, i cili kishte bërë thirrje për këtë orientim drejt “interesit kombëtar” që nga fillimi i viteve 1990 në përgjigje të ndryshimeve politike në Shqipërinë politike, tok me çlirimin e Kosovës dhe faktorizimit të Kombit, mori një përgjigje pozitive nga ai grusht i kriptoelitës që do ta mbështesnin UÇK-në dhe Timoteun e saj Adem Jashari në kursin e saj të Lirisë.

Ky kurs, është momenti historik, që të vazhdohet tutje, duke e sjellë në krye të Kuvendit njërën prej figurave më emblematike të UÇK-së, si kryevlerë jona politike dhe duke i hapur rrugë krijimit të Qeverinë Kurti 3.
Çfardo kalkulimi tjetër, d.t.th rrëshqitje në terrenin e interesit të ngushtë partiak, kalkulim i dobët politik, rrjedhimisht cenim i interesit nacional me paramendim.

Ky hap duhet të hidhet nesër, në mbledhjen e Kuvendit dhe të ecim tutje.
Gjërat nuk janë aq të komplikuara, sa nganjëherë i bëjmë vet të tilla!

Related posts

Gjorgjievska: Të krijojmë udhërrëfyes, pas të cilit pa frikë dhe ndjenjë të vlerës më të vogël do të ecin të rinjtë tanë

Gazeta Max

Miteva: Arsovska është fajtore për kaosin në Shkup, të japë dorëheqje

Gazeta Max

Shqiptohen 166 kundërvajtje trafiku në Shkup, 37 për tejkalim të shpejësisë së lejuar

Gazeta Max