Në fund të marsit, Nora Istrefi festoi ditëlindjen e saj. Në një festë private mes miqsh, të shumtë kanë qenë VIP-at e njohur që kanë marrë pjesë në festën që këngëtarja ka organizuar në shtëpinë e saj. Por ajo që të gjithë prisnim, ishte që të shikonim Norën me një partner në krah.
Duke qenë se prej kohësh përflitet se këngëtarja nuk është më vetëm, prisnin që ta shihnim edhe djaloshin që i ka fituar zemrën, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Duket se si lidhjen, si ndarjen nga partneri, këngëtarja e ka mbajtur private.
Që pas ndarjes nga Robert Berisha, Nora kishte preferuar të mos fliste për ndonjë histori të re, të paktën deri para pak muajsh. Në një dalje të sajën televizive, këngëtarja u shpreh se nuk ishte vetëm, duke preferuar që mos të zgjatej më në detaje. Por pas disa kohësh, duket se kjo histori ka marrë fund dhe çifti nuk është më bashkë.
Kështu, Nora është sërish ‘single’ dhe preferon që të mos flitet për jetën e saj private. Ndonëse prej shumë vitesh e ndarë nga Robert Berisha, lidhja e tyre edhe pas divorcit ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Moderatori i njohur, Robert Berisha dhe këngëtarja Nora Istrefi i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare në vitin 2019. Dyshja kanë qenë bashkë për 14 vite, teksa nga ajo martesë kanë një vajzë të quajtur, Renee. Roberti ka folur për herë të parë rreth kësaj teme. I pyetur ai tha se e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë mike Norën.
“Po, e kam shoqe dhe gjithmonë do ta kem shoqe”, u shpreh Roberti. Pavarësisht se tregoi për marrëdhënien e mirë që ka me ish-bashkëshorten, ai foli edhe për vajzën e tyre, teksa tha se tiparet më të bukura i ka marrë nga e ëma.
“Renee sa ishte e vogël më ngjante mua më shumë, ndërsa tani jam shumë i lumtur se i ngjan më shumë Norës. Tiparet më të bukura i ka marrë nga mami. Është energjike si unë, por mendoj se më shumë i ngjan Norës, sytë dhe do bëhet gocë e gjatë. Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë”,- tha Roberti.
Në intervistën e dhënë pas divorcit me Robert Berishën, mes shumë të rejave në jetën profesionale, Nora ka diskutuar pak edhe për jetën private. E pyetur nga prezantuesja se sa ka ndikuar ndarja e saj më Robertin te vajza e tyre, Nora tha se janë munduar në maksimum që Renee të mos e ndjejë efektin e ndarjes.
“Po mundohemi me menaxhu shumë mirë, edhe kemi hequr të dy goxha shumë, jemi përkushtuar të dy shumë që ajo mos me e ndje atë çështje, atë problem, atë fakt. Por bash bilës kam marrë komplimente prej shoqeve dhe njerëzve që sa mirë e kemi menaxhuar”, ka thënë Nora.