GazetaMax
Sport

E ardhmja e Ançelotit pas humbjes në Kupën e Spanjës, Perez ka marr vendimin

Karlo Ançeloti ishte në qendër të kritikave pas humbjes së Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, me rezultat 3-2 në kohën shtesë. Eliminimi i mëhershëm nga Liga e Kampionëve kundër Arsenalit e kishte vendosur trajnerin italian nën presion të madh për të ardhmen e tij në “Santiago Bernabéu”.

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve për një shkarkim të mundshëm, presidenti Florentino Pérez ka vendosur të vazhdojë me Ançelotin. Paraqitja e mirë e skuadrës në pjesën e dytë të finales ndikoi që drejtuesit e klubit të ruajnë besimin tek trajneri.

Vendimi për të mos ndërprerë bashkëpunimin me Ançelottin shihet si i përkohshëm, me sezonin që ende nuk ka përfunduar.

Real Madrid mbetet në garë për titullin e La Ligës dhe suksesi në këtë kompeticion mund të jetë vendimtar për fatin e tij. Megjithatë, brenda klubit ekziston ndjenja se skuadra ka nevojë për rifreskim taktik dhe energji të reja. Lodhja e akumuluar nga Ançelotti që prej rikthimit të tij në vitin 2021 gjithashtu është faktor që po peshohet në vlerësimet për të ardhmen.

Related posts

Mitoma kërkohet nga gjiganti evropian, Brajtoni kërkon 50 mln euro

Gazeta Max

Asllani sërish titullar në Botërorin e Klubeve

Gazeta Max

A po krijohet një standard i ri, burgjet të mbushura vetëm me ata që nuk mund të ikin!

Gazeta Max