GazetaMax
Lajme

Blerant Ramadani kandidat i ASH-së për komunën e Sarajit

Blerant Ramadani do të jetë kandidati i ardhshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për kryetar të Komunës së Sarajit.

Të njëjtat burime pohojnë se vendimi për kandidaturën e Ramadanit tashmë është marrë nga vetë lideri i ASH-së, në përgjigje të kërkesës së fuqishme të strukturave partiake në këtë komunë.

Ramadani, i cili gëzon një reputacion të lartë në Saraj dhe rrethinë, shihet si një figurë unifikuese dhe me mbështetje të gjerë lokale. Ai vlerësohet gjithashtu si një kuadër shumë i përgatitur dhe ndër më të rrallët në Saraj, çka e bën atë një kandidat potencialisht të fuqishëm në garën për kryetar komune.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ASH, por pritet që vendimi të bëhet publik në ditët në vijim.

Related posts

Skadoi mandati i gjykatëses Vangelina Markudova, Kushtetuesja ngeli me 6 gjykatës

Gazeta Max

Qyteti i Shkupit edhe se i zhytur në borxhe nuk i bëhet vonë të ndajë 250 mijë euro për Vardarin!

Gazeta Max

Petrovska: Aterimi i aeroplanëve F-35 janë shembull për partneritetin tonë strategjik me SHBA-në

Gazeta Max