GazetaMax
Lajme

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

Në një vendim të marrë unanimisht nga struktura udhëheqëse e subjektit politik VLEN, deputeti Adnan Azizi është emëruar shef i Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Zgjedhja e deputetit Azizi në këtë detyrë vjen si rezultat i përvojës së tij të gjatë politike, angazhimit të vazhdueshëm në terren dhe besimit të plotë që gëzon brenda koalicionit VLEN. Ky vendim synon të forcojë përgatitjet dhe koordinimin për zgjedhjet lokale, me qëllim maksimizimin e përfaqësimit dhe suksesit elektoral të subjektit.

VLEN tashmë ka nisur përgatitjet intensive për fushatën zgjedhore, me qëllim mobilizimin e të gjitha kapaciteteve në funksion të një fushate dinjitoze dhe fitimtare.

Related posts

Spasovski: Deri tani janë dhënë 18.223 dokumente udhëtimi, vetëm në Vjenë 884

Gazeta Max

Kaos tek Fronti Europian në Strugë, Lulzim Nasufi ngrin aktivitetin politik në shenjë proteste ndaj vendimit për moskandidimin e tij

Gazeta Max

Zaev, Tsiprasit: Me marrëveshjen e Prespës lamë një shembull pozitiv në Ballkan, Europë dhe botë

Gazeta Max