GazetaMax
Lajme

Vullnet Ameti kandidat i mundshëm për kryetar të Tetovës

Disa emra të mundshëm për kandidatë të BDI-së për kryetar të komunës së Tetovës kanë filluar të qarkullojnë, duke përfshirë edhe ish-rektorin e Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti.

Ky emër ka marrë mbështetje pozitive jo vetëm nga strukturat partiake, por edhe nga qytetarët e Tetovës, të cilët mendojnë se një figurë e njohur në fushën akademike mund të jetë një mundësi e mirë për udhëheqjen e qytetit me dy universitete.

Për momentin, nuk është e qartë nëse Ameti do të pranojë një ofertë për të kaluar nga sektori akademik në garën zgjedhore për Tetovën, por ai shihet nga shumë në strukturat e BDI-së si një “Reformator që i duhet Tetovës” për shkak të rezultateve të tij gjatë periudhës si rektor, ku përkundër kritikave, fokusohej në reforma dhe arriti sukseset që shumë nuk i prisnin.

Përveç emrit të Vullnet Ametit, po qarkullojnë edhe disa emra të tjerë si kandidatë të mundshëm të Frontit Evropian për kryetar të Tetovës, përfshirë dhe deputetin e Aleancës për Shqiptarët, mjekun Ilir Demiri.

Related posts

Kovaçevski – Dendias: Jemi të fokusuar në përforcimin e partneritetit strategjik

Gazeta Max

Petkov: Kemi dëshirë të gjejmë zgjidhje reciproke të pranueshme për çështjet e hapura me Shkupin

Gazeta Max

Lotaria shtetërore mban llogari për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Gazeta Max