GazetaMax
Lajme

Drejtori i Postës, Orhan Kurtishi në Forumin e Liderëve Postarë në Baku të Azerbajxhanit

Në kuadër të Unionit Universal Postar (UPU), në Baku të Azerbejxhanit po zhvillohet Forumi i Liderëve Postarë, një ngjarje e rëndësishme që mbledh përfaqësues të postave anëtare nga e gjithë bota. Gjatë këtij forumi, po diskutohet për inovacionet më të fundit në teknologjinë postare, si dhe mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet postave të ndryshme anëtare të UPU-së.

Gjithashtu kemi mundësinë të shqyrtojmë mënyrat për të adresuar dhe tejkaluar rreziqet dhe sfidat që ndodhin në fushën e shërbimeve postare, duke garantuar kështu që shërbimet e postës të mbeten të qëndrueshme dhe efikase për qytetarët në nivel global.

Ky forum ofron një mundësi të shkëlqyer për ndarjen e eksperiencave dhe krijimin e partneriteteve të reja që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve postare në të ardhmen.

Related posts

Alarm në Greqi/ Një fëmijë 14-muajsh shfaqet me simptomat e hepatit, sa jemi të rrezikuar edhe ne?

Gazeta Max

Bujqit dhe blegtorët kalojnë në shitje online

Gazeta Max

Jovanovski: Janë hequr autobusët nga bulevardi “Ilinden”

Gazeta Max