GazetaMax
Lajme

Nuk ka aspak iskra dashurie mes ASH, Bajrami i Selës thumbon Fetain e ASH së tretë

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Naim Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të emrit të Arbën Xhaferit për të justifikuar qëndrime politike të dëmshme dhe përpjekje për të relativizuar Marrëveshjen e Ohrit.

“Çdo përpjekje për të relativizuar, minuar apo përmbysur Marrëveshjen e Ohrit në emër të Arbën Xhaferit është jo vetëm hipokrizi, por edhe shtrembërim i trashëgimisë së tij politike,” shprehet Bajrami. Ai thekson se Xhaferi nuk ishte thjesht një nënshkrues, por një nga hartuesit kryesorë të marrëveshjes – një vizionar që pa në të rrugën drejt barazisë, bashkëjetesës dhe stabilitetit afatgjatë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Bajrami kujton se Arbën Xhaferi ka kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjes, jo zëvendësim me retorikë populiste apo veprime që çojnë drejt përplasjeve etnike dhe institucionale.

Ai u drejtohet veçanërisht atyre që në vetëm një vit bashkëqeverisje me VMRO-në kanë kontribuar në sabotimin dhe moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe tani përpiqen të dalin si heronj, duke përdorur emrin e Arbën Xhaferit për të larë duart nga përgjegjësia.

“P.S. Kjo vlen edhe për ‘pishman haxhinjtë’ dhe ‘heronjtë e çastit’,” përfundon Bajrami, me një mesazh të qartë për ata që kërkojnë të përfitojnë politikisht pas dështimit të tyre në pushtet.

Related posts

Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Gazeta Max

Eurointegrimet, Ludva: Investimet dhe bashkëpunimi, në fokusin e vendit

Gazeta Max

Ish deputeti i BDI Musa Ibraimi i bashkangjitet VLEN-it, mbështet kandidatin Muhamed Elmazi për Saraj

Gazeta Max