GazetaMax
Lajme

Fëmijët e AKV “Ibe Palikuqi” vërshojnë Shkupin me valle e kulturë

Fëmijët e Ansamblit dhe Valleve “Ibe Palikuqi” ishin sot në qendër të vëmendjes në qytetin e Shkupit, ku grupi i dytë dhe i tretë i ansamblit mahnitën publikun vendas dhe turistët me paraqitjen e tyre artistike.

Të ftuar nga Shoqata “Ese” Shkup, të dy grupet performuan në një aktivitet kulturor të hapur, duke sjellë para publikut dy valle tradicionale shqiptare. Grupi i dytë shkëlqeu me vallen karakteristike të Dibrës, ndërsa grupi i tretë ndezi atmosferën me vallen Kosovare.

Performanca u prit me duartrokitje të shumta dhe emocionoi të pranishmit, duke treguar edhe një herë pasurinë dhe bukurinë e trashëgimisë kulturore shqiptare.

AKV “Ibe Palikuqi” mbetet pranë komunitetit, duke promovuar me pasion kulturën shqiptare ndër brezat e rinj.

Related posts

Meloni: Jam paditur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për gjenocid

Gazeta Max

Wall Street Journal alarmon: “Putin dëshiron të nisë luftë në Ballkan…”

Gazeta Max

Nesër takim tek Kovaçevski/ BDI, ASH dhe VMRO marrin pjesë, Levica refuzoi kurse Besa ende pa vendim

Gazeta Max