GazetaMax
Lajme

VLEN uron Kryeministrin Edi Rama: Sukses që meriton respekt

Subjekti politik VLEN i përcjell urimet e tij deri te Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk e shohin Shqipërinë vetëm si një shtet fqinj, por edhe si shtetin bërthamë të të gjithë shqiptarëve në botë. Lidhja jonë me vendin amë është lidhje gjaku, gjuhe dhe historie, një ndjenjë e thellë që na bashkon përtej çdo kufiri politik.

Çdo sukses në Shqipëri është një krenari e përbashkët dhe çdo fitore atje është një motivim për shqiptarët kudo që janë. Rezultati i 11 majit është një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve shqiptarë në drejtimin tuaj, si dhe një konfirmim se rruga e zhvillimit dhe integrimit europian ka mbështetjen e popullit.

VLEN rithekson rëndësinë e lidhjeve vëllazërore mes dy vendeve tona dhe shpreh përkushtimin për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional, kombëtar dhe mbarëkombëtar, në shërbim të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët në rajon.

Ju urojmë suksese të mëtejshme në mandatin tuaj të ri, me bindjen se do të vazhdoni të kontribuoni për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.

Related posts

“Covid 19” dhe pasojat në sistemin nervor, Lumani: Simptomat s’duhen neglizhuar

Gazeta Max

Filloi dialogu social për marrëveshje të re të përgjithshme kolektive me rritjen e përfshirë të pagave për të gjithë në sektorin publik

Gazeta Max

Nuredini: Ngjarje për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqeni i Dojranit 

Gazeta Max