GazetaMax
Lajme

Filipçe: Shën Cirili dhe Metodi nuk janë vetëm simbol i shkrim-leximit, por edhe themeli i identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë, Shën Cirili dhe Metodi, në të cilën thekson se ata nuk janë vetëm simbol i shpirtërores dhe shkrim-leximit te popujt sllavë, por edhe themeli i identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë maqedonase.

“Vepra e tyre i ka rrënjët në historinë kombëtare dhe kulturore të vendit tonë. Misioni i tyre nuk ishte vetëm arsimor, por edhe një vizion i barazisë, respektimit të diversitetit dhe përparimit përmes edukimit dhe dijes. Me krijimin e alfabetit të parë – alfabetit glagolitik, të vazhduar nga ndjekësit e tyre, përfshirë Shën Klementin e Ohrit, u krijua alfabeti cirilik, i cili është bazë për standardizimin e gjuhës dhe shkrimit maqedonas. Ne dhe të gjithë brezat e ardhshëm, kemi detyrimin të respektojmë dhe të çmojmë trashëgiminë që na lanë shenjtorët Cirili dhe Metodi. Dhe ne jemi krenarë që kemi treguar se kujdesemi për trashëgiminë tonë kulturore, për gjuhën tonë maqedonase. Në periudhën e qeverive të LSDM-së janë marrë vendime të guximshme dhe burrërore, falë të cilave sot gjuha maqedonase është e njohur dhe e barabartë në Kombet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian”, thuhet në urimin e Filipçes.

Related posts

Fronti Europian shkëlqen në Dibër

Gazeta Max

Zajkova: Qeveria nuk po bën asgjë për reforma në gjyqësi, dikujt i konvenon kjo gjendje

Gazeta Max

Taravari refuzon ftesën e Besës: Komunikim për 20% duhet të ketë, por jo edhe të ulemi së bashku

Gazeta Max