GazetaMax
Sport

Gjiganti turk befason të gjithë, ofertë zyrtare për Liroj Sane te Bajerni

E ardhmja e Leroj Sane te Bajern Munihu është në pikëpyetje pas refuzimit të tij për të rinovuar kontratën me klubin bavarez. 28-vjeçari ka vendosur të mos e pranojë ofertën aktuale të klubit për zgjatjen e bashkëpunimit.

Sipas ‘Bild’, pas këtij zhvillimi, disa klube të mëdha kanë filluar të lëvizin për ta afruar anësorin gjerman. Gallatasaraj ka dorëzuar një ofertë zyrtare me shkrim prej 10 milionë eurosh në vit, duke shpresuar ta bindë lojtarin me një projekt ambicioz. Oferta e klubit turk mbetet më e ulët krahasuar me propozimin e Bajernit, i cili ofroi 10 milionë euro plus 5 milionë në bonuse. Megjithatë, refuzimi i Sane lidhet më shumë me çështje përfaqësimi sesa me aspektin financiar.

Pas ndërrimit të agjentit dhe bashkëpunimit me Pini Zahavi, kërkesat e reja për kontratë nuk u mirëpritën nga Bajern, duke krijuar një ftohje në marrëdhënie. Situata u ndërlikua më tej kur u anulua marrëveshja fillestare për një kontratë trevjeçare.

Interesimi për Sanen nuk mungon. Përveç Gallatasarajt, në garë janë edhe disa klube nga Arabia Saudite, Premier Liga dhe Napoli, kampioni i ri i Serie A, që kërkon përforcime në krahët e sulmit. Këtë sezon Sane ka kontribuar me 13 gola dhe 6 asistime në 44 paraqitje, duke konfirmuar vlerën e tij në fushë, edhe pse forma e tij ka qenë e paqëndrueshme në disa faza.

Related posts

Rekomandime të Avokatit të Popullit për avancimin e mësimit të gjuhës së shenjave të nxënësve me dëgjim të dëmtuar

Gazeta Max

Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A

Gazeta Max

Arben Nikprelaj bashkohet me KF Deçiq

Gazeta Max