GazetaMax
Sport

Mesi shënon nga gjuajtja e lirë, Inter Majami merr një pike ndaj Filadelfia-s

Lionel Mesi vazhdon të dhurojë spektakël në elitën e futbollit amerikan “MLS”. Ylli argjentinas realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në barazimin dramatik 3-3 mes Inter Miami dhe Filadelfia-s.

Vendasit ishin në dy raste në avantazh me 2-0 dhe 3-1, por Inter Majami arriti që në fund barazojë rezultatin. Ishte minuta e 87-të e ndeshjes, kur Mesi realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për të rikthyer shpresën tek skuadra e tij E në frymën e fundit të ndeshjes, mesfushori ekuadorian Segovia realizoi një tjetër gol të bukur për rezultatin përfundimtar 3-3.

Argjentinasi 37-vjeçar tani ka arritur në kuotën e pesë golave dhe dy asistimeve në 10 ndeshje këtë edicion në “MLS”, derisa ka edhe pesë gola të tjerë dhe një asist në “Concacaf Champions Cup”.

Related posts

Rafael Leao nuk do të luajë edhe ndaj Bolonjës?!

Gazeta Max

Barcelona 3:3 me Interin

Gazeta Max

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Gazeta Max