GazetaMax
Lajme

Konsulli i nderit Ejup Abdullahi mori pjesë në Astana International Forum 2025 (AIF 2025)

Konsulli i nderit të Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ejup Abdullahi po merr pjesë në Astana International Forum 2025 (AIF 2025) – Connecting Minds, Shaping the Future dhe bashkë me kreun e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski kanë takuar personalitete të shumta atje e mes tyre edhe Serik Zhumangarin, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë Kombëtare me të cilin edhe kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Postimi i plotë:

Me ftesë të z.Serik Zhumangarin, Zëvendëskryeministër dhe Ministrit i Ekonomisë Kombëtare të Republikës së Kazakistanit, isha i pranishëm në forumin ndërkombëtar në Astana – Astana International Forum 2025 (AIF 2025) – Connecting Minds, Shaping the Future.

Në forumin në Astana mori pjesë edhe Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe një delegacion nga vendi ynë.

Së bashku me z.Maksim Dimitrievski, Kryetar i komunës së Kumanovës, u takuam me z.Meiram Kozhukhov, Akim i qytetit të Karagandës dhe ishim pjesë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për zhvillimin e marrëdhënieve midis qeverive lokale midis Kumanovës dhe Karagandës si dhe me biznesmen të njohur të vendit.

Nikoqiri ynë gjatë vizitës ishte Ambasadori i Republikës së Kazakistanit në Maqedonin e Veriut, z.Satibaldi Burshakov.

Si Konsull Nderi i Republikës së Kazakistanit në Maqedoni, jam krenar për bashkëpunimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Related posts

Nacevska: Tregu i shërbimeve të pagesave po hapet, do të rritet aftësia konkurruese dhe do të ulen kompensimet

Gazeta Max

Tërmet në pjesën juglindore të Maqedonisë

Gazeta Max

Aktori dhe modeli Avni Selimi gjen dashurinë dhe bëhet baba

Gazeta Max