GazetaMax
Lajme

Stërvitja ndërkombëtare në Krivollak, Mexhiti: Forcojmë kapacitetet mbrojtëse me aleatët

Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka njoftuar se sot kanë ndjekur nga afër stërvitjet e pjesëtarëve të forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Shqipërisë, Kosovës, Greqisë, Italisë, Malit të Zi, Mbretërisë së Bashkuar dhe Austrisë që u realizuan në Krivollak në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Përgjigje e Shpejtë 2025”, pjesë e stërvitjes së gjerë DEFENDER Europe 25, një nga operacionet më të mëdha të NATO-s për vitin 2025.

“Për Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrja në këtë stërvitje përfaqëson një angazhim të qartë ndaj sigurisë kolektive dhe përforcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse. Ushtrime të këtij niveli janë thelbësore për ndërtimin e ndërveprueshmërisë me aleatët tanë dhe për përgatitjen e përbashkët për t’u përballur me sfidat e sotme dhe të ardhshme të sigurisë”, ka deklaruar zv/kryeministri Mexhiti.

Related posts

Panel diskutim në temë dezinformatat, propaganda dhe narativat proruse në media

Gazeta Max

Pendarovski: Nëse qytetarët nuk kanë mendim të lartë për mua, nuk do kandidoj për mandat të dytë

Gazeta Max

61.6 milion euro buxheti i ri i Ministrisë së Kulturës, do të krijohen 3 institucione të reja kombëtare

Gazeta Max