GazetaMax
Lajme

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

Shahini: Prishtinës i duhet një ndryshim radikal dhe një kahje tjetër zhvillimi, unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka njoftuar se do të kandidojë për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shahini përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Para katër vjetësh jam kthyer për të jetuar në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fort, që ka një potencial të jashtëzakonshëm, por që ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet”.

“Është një qytet kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbra. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal dhe një kahje tjetër zhvillimi. Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, andaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të komunës në zgjedhjet lokale 2025”, ka deklaruar Shahini, në videon e shpërndarë.

Shahini ishte zgjedhur ministre e Arsimit në Shqipëri për një vit, gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Në Kosovë, ajo është angazhuar në aktivitete të shoqërisë civile.

Related posts

U promovua punimi shkencor “Aspektet juridike të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

Gazeta Max

Bomgartner: Në Qershor do të organizohet konferencë e posaçme mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit

Gazeta Max

Në Qendrën e Urgjencës në Shkup janë kryer 80 ekzaminime

Gazeta Max