Mbretëria e Bashkuar (MB) po kap dhe ndalon më shumë njerëz se kurrë më parë për shkelje të rregullave të emigracionit, duke shënuar një numër rekord të riatdhesimeve gjatë vitit të fundit.
Që nga korriku 2024, rreth 30,000 individë pa të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar janë kthyer në vendet e tyre. Azilkërkues të refuzuar, kriminelë të huaj dhe shkelës të tjerë të rregullave të emigracionit janë riatdhesuar në vende në Afrikë, Azi, Europë dhe Amerikën e Jugut si rezultat i forcimit të veprimeve dhe të zbatimit të ligjeve të emigracionit nga autoritetet britanike.
Kjo shifër thekson qasjen gjithnjë e më të ashpër të qeverisë – si për të penguar aktivitetet e paligjshme, ashtu edhe për të reduktuar rrezikun nga metodat e rrezikshme të udhëtimit.
Të hysh në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme është vepër penale.
*Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar (MB) po kap dhe ndalon më shumë njerëz se kurrë më parë për shkelje të rregullave të emigracionit, duke shënuar një numër rekord të riatdhesimeve gjatë vitit të fundit.
Që nga korriku 2024, rreth 30,000 individë pa të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar janë kthyer në vendet e tyre. Azilkërkues të refuzuar, kriminelë të huaj dhe shkelës të tjerë të rregullave të emigracionit janë riatdhesuar në vende në Afrikë, Azi, Europë dhe Amerikën e Jugut si rezultat i forcimit të veprimeve dhe të zbatimit të ligjeve të emigracionit nga autoritetet britanike.
Kjo shifër thekson qasjen gjithnjë e më të ashpër të qeverisë – si për të penguar aktivitetet e paligjshme, ashtu edhe për të reduktuar rrezikun nga metodat e rrezikshme të udhëtimit.
Të hysh në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme është vepër penale
Hyrja në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar ka pasoja serioze [1]. Nëse hyni në MB në mënyrë të paligjshme, mund të përballeni me deri në 4 vite burg dhe dëbim nga vendi.
Jeta nuk do të jetë e lehtë nëse hyni në MB në mënyrë të paligjshme:
Juve mund t’ju ndalohet hyrja e ligjshme në të ardhmen, që mund të jetë për qëllime pune, studimi apo vizite.
Ju nuk mund të punoni – punëdhënësit janë të detyruar me ligj të verifikojnë nëse keni të drejtë pune.
Ju nuk mund të merrni me qira një pronë – pronarët dhe agjentët janë të detyruar të kontrollojnë statusin tuaj të emigracionit para se t’ju japin me qera një banesë.
Ju nuk mund të keni akses në përfitime sociale.
Juve mund t’ju të duhet të paguani nëse keni nevojë për trajtim spitalor apo kujdes shëndetësor në MB.
Ju nuk mund të të hapni një llogari bankare dhe nëse keni hapur mund t’ju bllokohet llogaria dhe/ose të konfiskohet shuma e parave.
Nëse lindni fëmijë ndërsa jeni në MB në mënyrë të paligjshme ata nuk do të kenë shtetësi britanike edhe pse lindën në këtë vend.
Ligjet e reja në Mbretërinë e Bashkuar synojnë punonjësit e paligjshëm
Qeveria britanike ka miratuar ligje të reja që kërkojnë nga kompanitë të kryejnë verifikime të të drejtës për të punuar (Right to Work checks) për personat me kontrata afatshkurtra ose me orar fleksibël – shpesh të quajtur si pjesë e ekonomisë “gig” – si për shembull shoferët e shpërndarjes. Kjo është hera e parë që bizneset në sektorë si shpërndarja e ushqimit, ndërtimi, shërbimet postare dhe sallonet e bukurisë janë ligjërisht të detyruara të konfirmojnë nëse personat që punësojnë kanë të drejtë pune në MB.
Kontrolli i të drejtës për të punuar zgjat vetëm disa minuta, dhe aktualisht, mijëra kompani që përdorin këto forma fleksibël punësimi nuk janë të detyruara me ligj të verifikojnë statusin e punëtorëve. Prandaj, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po forcon legjislacionin për të goditur ata që minojnë sistemin e emigracionit duke lehtësuar punësimin e paligjshëm.
Bizneset që nuk kryejnë këto verifikime do të përballen me gjoba të rënda deri në 60,000 paund për çdo punonjës, dënime penale me deri në 5 vite burg, mbyllje të aktivitetit, ndalim të rekrutimeve nga jashtë dhe sekuestrim të fitimeve.
Po ashtu, ata që kapen duke punuar në mënyrë të paligjshme në Angli dhe Uells mund të dënohen deri në 51 javë burg, ndërsa në Skoci dhe Irlandën e Veriut deri në 6 muaj. Kur Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe (Home Office) identifikon persona pa të drejtë qëndrimi në MB, Forcat e Zbatimit të Emigracionit do të organizojnë kthimin e tyre, qoftë në mënyrë vullnetare apo të detyruar.
Të kuptuarit e rreziqeve dhe pasojave ligjore të udhëtimit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar
Udhëtimi i paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar është shumë më i rrezikshëm sesa njerëzit mendojnë. Shumë njerëz, përfshirë fëmijë, janë dëmtuar, lënduar, plagosur ose kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të pasigurta apo nëpër kamionë. Edhe nëse i mbijetoni këtij udhëtimi, ju do të përballeni me rreziqe të mëdha sapo të mbërrini, përfshirë këtu ndalimin/arrestimin dhe pasoja të rënda ligjore.
Shqipëria është një nga vendet kryesore për numrin e personave që mbërrijnë në MB me varka të vogla, gjë që e bën edhe më të rëndësishme ndalimin e udhëtimeve të paligjshme për arsye sigurie.
Njerëzit, miqtë dhe familjet tona në Shqipëri duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat ligjore që sjell udhëtimi i paligjshëm drejt MB, si dhe për rëndësinë e ndjekjes së rrugëve të ligjshme për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të shmangur pasoja të rënda.
Ekzistojnë mënyra të ligjshme për të lëvizur drejt Mbretërisë së Bashkuar, përmes vizave të punës apo studimit, si dhe politika e bashkimit familjar për refugjatët që ofron një rrugë të sigurt dhe të ligjshme për bashkimin e familjeve. Është thelbësore që njerëzit të ndjekin procesin ligjor – jo vetëm për sigurinë e tyre, por edhe për të shmangur pasojat serioze nëse kapen në shkelje të ligjit.
Për më shumë informacion, vizitoni: gov.uk/immigrationfacts
Burime:
Rregulla për emigrimin në Mbretërinë e Bashkuar GOV.UK: https://immigrationfacts.campaign.gov.uk/uk-immigration-rules/
Masa të ashpra kundër punës së paligjshme dhe punëdhënësve të pandershëm në sektorin ‘gig’ https://www.gov.uk/government/news/crackdown-on-illegal-working-and-rogue-employers-in-gig-economy