GazetaMax
Showbizz

Katy Perry dhe Orlando Bloom drejt ndarjes? Thashethemet për një krizë mes çiftit

Marrëdhënia mes Katy Perry-t dhe Orlando Bloom mund të jetë pranë fundit. Sipas burimeve të ndryshme, përfshirë “Page Six” dhe “People”, çifti i njohur po kalon një periudhë të vështirë dhe ndarja duket e pashmangshme dhe pritet të ndodhë sapo këngëtarja të përfundojë turneun e saj muzikor.

“Lidhja e tyre ka marrë fund, ata po presin vetëm që të përfundojë turneu i saj përpara se të ndahen,” deklaroi një burim për Page Six. Turneu aktual i Katy-t, i titulluar “Lifetimes”, nisi më 23 prill dhe do të mbyllet më 7 dhjetor 2025.

Stresi nga albumi i ri i këngëtares, “143”, duket se ka qenë një faktor kyç në tensionet e fundit. Burime për revistën People pohojnë se Perry ka përjetuar zhgënjim pas reagimeve të vakëta ndaj albumit, gjë që ka ndikuar negativisht edhe në marrëdhënien e saj me Bloom.

“Orlando ka qenë mbështetës, por presioni dhe stresi kanë sjellë përplasje mes tyre,” tha një burim tjetër, duke shtuar se aktori u ndje gjithashtu i zhgënjyer nga disa reagime negative ndaj turneut.

Orlando Bloom ka kaluar kohë i vetëm në Miami muajin e kaluar, një tjetër sinjal që përforcon spekulimet për një shkëputje të afërt. Nuk është hera e parë që çifti përballet me sfida të mëdha, ata ishin ndarë më parë në vitin 2017 për rreth një vit, përpara se të ribashkoheshin dhe të fejoheshin në Shën Valentin të vitit 2019.

Në vitin 2020 ata mirëpritën vajzën e tyre, Daisy Dove. Megjithatë, dinamika e marrëdhënies së tyre ka qenë shpesh e tensionuar. Në një intervistë për Call Her Daddy në vitin 2024, Perry rrëfeu se lidhja e tyre nuk kishte nisur në një terren të fortë emocional:

“Ai ishte në një fazë reflektimi personal, unë sapo kisha dalë nga një marrëdhënie. Nuk ishim vërtet të lidhur që nga fillimi.”

Perry ka folur hapur edhe për mënyrën sesi zihen si çift:

“Kur zihemi, zihemi shumë fort dhe shumë shpejt dhe pastaj qetësohemi po aq shpejt. Është si ‘la la la, të dua, ecim përpara’.”

Dyshja ka pranuar publikisht se kanë ndjekur terapi në çift, ndërsa Bloom në një intervistë për revistën Flaunt në 2023, e përshkroi lidhjen e tyre si sfiduese për shkak të karrierave shumë të ndryshme:

“Ndonjëherë gjërat janë shumë, shumë të vështira. Por e dimë që jemi të bekuar që u lidhëm në kohën e duhur. Nuk ka asnjëherë një moment të mërzitshëm.”

Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë deklaratë publike për situatën, por thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë.

Related posts

Arbër Hajdari: Jozefin Marku dëshmoi se është djalë i poshtër

Gazeta Max

Ndahen Mevlani dhe e dashura e tij? E papritura ndodh…

Gazeta Max

Artisti Isuf Lani po gatuan një projekt

Gazeta Max