GazetaMax
Lajme

Zaev, Tsiprasit: Me marrëveshjen e Prespës lamë një shembull pozitiv në Ballkan, Europë dhe botë

Ish-kryeministri Zoran Zaev e uroi ish-kryeministrin grek Alexis Tsipras për përvjetorin e shtatë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidhi mosmarrëveshjen dhjetëravjeçare për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.

“I dashur Alexis, në një kohë luftërash dhe një bote kaotike, jam gjithnjë e më i lumtur që arritëm të arrinim Marrëveshjen e Prespës, të ndërtonim një miqësi të qëndrueshme midis vendeve tona fqinje, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por edhe të linim një gjurmë jashtëzakonisht pozitive në Ballkan, në Evropë dhe në botë, që edhe çështjet më të vështira midis vendeve mund të zgjidhen përmes diplomacisë”, shkroi Zaev në mesazh.

Ai e uroi Tsiprasin për përvjetorin e shtatë të marrëveshjes historike, të nënshkruar më 17 qershor 2018 në Prespë, e cila mundësoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe hapi perspektiva të reja për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim evropian.

Related posts

Tilev: Procesi për në BE, barrë e rënd që nuk duhet fundosur

Gazeta Max

Pashallarët e VMRO-së/ Deputetët që pasurohen në kurriz të qytetarëve: Si u derdhën në llogari 132 mijë euro…

Gazeta Max

Tetova i del në ndihmë Turqisë, nëntë zjarrfikës do të shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti

Gazeta Max