GazetaMax
Sport

PSG ia vë syrin futbollistit të famshëm

Paris Saint Germain i bashkohet garës për Raphinha.
PSG i bashkohet garës me Barcelonën dhe Liverpool, për transferimin e anësorit të Leeds United, Raphinha.
Raphinha ka kontratë me Leeds United deri në qershor të vitit 2024, por dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.
Për këtë arsye, gjatë merkatos së verës pritet të largohet nga ekipi anglez, transmeton lajmi.net.
Barca dhe Liverpool janë në garë për të, por së fundmi iu bashkua garës edhe Paris Saint Germain.
Braziliani po kalon në një formë mjaft të mirë këtë sezon në Premier Ligë, në 27 paraqitje, ka shënuar nëntë gola dhe ka regjistruar tre asistime.
Sipas lajmeve të fundit që po qarkullojnë në Spanjë, 25 vjeçari është më afër Barcelonës, pasi thuhet se kanë avancuar në bisedime ‘Blaugranët’ me agjentin e lojtarit./Lajmi

Related posts

Bad News Eagles – Spirit, bastet më shumë e favorizojnë skuadrën ruse

Gazetamax.mk

Ky lojtar është prioriteti numër një i Milanit për ta zëvendësuar Kessien

Gazetamax.mk

Infantino: Kosova vend special, i bekuar në futboll, me talentë në mbarë botën

Gazetamax.mk