GazetaMax
Lajme

Izet Mexhiti: Investim prej 6.7 milionë denarësh për rrjetin e kanalizimit në Moranë – zhvillimi po shkon aty ku për vite u harrua

Në këtë vendbanim periferik ka nisur zbatimi i një projekti të rëndësishëm infrastrukturor, i cili pritet të sjellë përfitime të mëdha për banorët dhe për mjedisin. Fjala është për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza, një investim prej mbi 6.7 milionë denarësh, i realizuar me përkushtimin e zv/kryeministrit të parë dhe ministrit të Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Ministri Mexhiti, përmes një njoftimi publik, theksoi rëndësinë e këtij projekti, duke e konsideruar si një hap konkret drejt zhvillimit të zonave që për një kohë të gjatë kanë qenë të lëna pas dore.

“Po e sjellim zhvillimin aty ku për vite është harruar,” – deklaroi ai, duke nënvizuar se kjo është vetëm një pjesë e një plani të gjerë transformues, që përfshin çdo lagje e fshat të vendit.

Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në Moranë është një investim me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve jetësore, duke garantuar standarde më të larta higjieno-sanitare dhe mbrojtje më efikase të mjedisit dhe burimeve ujore në zonë.

“Askush nuk duhet të mbetet pas,” – u shpreh Izet Mexhiti, duke theksuar përkushtimin e tij për të vazhduar me projekte të ngjashme, veçanërisht në rajonet që kanë qenë të anashkaluara për dekada.

Ky projekt nuk është vetëm një investim në infrastrukturë, por një sinjal i qartë se zhvillimi i barabartë dhe i qëndrueshëm po bëhet realitet në të gjitha komunat, pa përjashtim. Banorët e Moranës dhe të gjithë komunës së Studeniçanit tashmë po shohin rezultate konkrete të një politike zhvillimore me fokus tek qytetari.

Related posts

Shqiptohen 176 kundërvajtje trafiku në Shkup, 46 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gazeta Max

Shënohet dita e Komandës për operacione

Gazeta Max

Ndërpritet transporti hekurudhor mes Bjellorusisë dhe Ukrainës

Gazeta Max