GazetaMax
Lajme

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska e kthen monumentin e Qosetos në një lokacion të ri

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, njoftoi sot në mëngjes se monumenti i Andon Lazov-Qoseto është ringritur. Sipas fotove, monumenti është te rrethrrotullimi pranë qendrës tregtare “East Gate” dhe hotelit “Kontinental”.

“Duke ngritur memorialin në nder të revolucionarit maqedonas Andon Lazov Janev – Qoseto, i bëjmë homazh shpirtit të tij të palodhur dhe vetëmohimit në luftën për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur.

Andon Lazov Qoseto, i njohur për shpirtin e tij luftarak dhe sfidën, është një simbol i historisë maqedonase dhe një nga pjesëmarrësit e shquar në Kryengritjen e Ilindenit. Roli i tij në lëvizjen revolucionare është me rëndësi të paçmuar për lirinë dhe pavarësinë e sotme të vendit ton”ë, thuhet në njoftimin publik të Arsovskës.

Qyteti i Shkupit po zbaton vendimin e votuar nga Këshilli në vitin 2024. Në atë kohë, me 23 vota “pro”, 3 “kundër” dhe 7 “abstenime”, Këshilli i Qytetit të Shkupit votoi për iniciativën për kthimin e monumentit të Qosetos, i cili pesë vjet më parë u hoq nga kompleksi i gjykatës.

Related posts

“Vëllazëri shqiptare” – Rama publikon foton nga takimi

Gazeta Max

Ekzekutimi i Gentian Bejtjas/ Policia vendos në pranga autorët e dyshuar, u gjetën në…

Gazeta Max

Demant nga Drin Ahmetit për deklaratën e Kovaçkit nga VMRO – DPMNE

Gazeta Max