GazetaMax
Lajme

Flakët rrezikojnë varrezat në Barbullush, arrestohet i moshuari që ndezi zjarrin

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një të moshuar nën dyshimet se ka ndezur një zjarr në vrrezat e fshatit Barbullush, ku për pasojë flakët janë përhapur duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.

Sipas policisë, fatmirësisht varret nuk janë dëmtuar, falë ndërhyrjes së zjarrfikësve që kanë ardhur në vendin e ngjarjes.

Policia thotë se ka marrë informacion se i moshuari L.Rr. ka ndezur zjarre disa herë gjatë ditëve të fundit në fshatin Barbullush, ndërsa materialet proceduriale në ngarkim të tij i janë kaluar Prokurorisë.

Njoftimi i plotë i policisë

Vau i Dejës/Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa herë zjarr, gjatë ditëve të fundit, në fshatin Barbullush.

Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë shtetasin L. Rr., banues në fshatin Barbullush.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në varrezat e fshatit Barbullush dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre. Nga flakët nuk janë dëmtuar varret.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Në bashkëpunim me komisariatet në varësi, vijon intensivisht puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo autori të zjarrvënieve në territorin e qarkut të Shkodër.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Related posts

Skriningu me BE, Abdiu-Halili: Kemi kaluar tre klasterët e parë

Gazeta Max

LAMM Maqedoni: Vozitni me kujdes, mjegull në disa rrugë dhe ulje të dukshmërisë

Gazeta Max

MPB: Siguria e këmbësorëve në vend të parë, është ulur ndjeshëm numri i viktimave në rrugë

Gazeta Max