GazetaMax
Sport

Gara mes Juventusit dhe Marsejës për mesfushorin kosovar

Edon Zhegrova është kthyer në fiksim për Juventusin. Klubi italian vijon negociatat me Lill-ën për blerjen e kartonit të futbollistit shqiptar. Për këtë duhet fituar gara me Olimpik Marsej. Klubi francez i njeh mjaft mirë cilësitë e Zhegrovës dhe nuk mund të mungonte në garë, pasi sulmuesi qëndron si dëshirë prej kohësh.

Largimi nga Lil ndërkohë është i pashmangshëm. Duke pasur edhe vetëm 1 vit të mbetur kontratë, si edhe në mungesë të rinovimit, Lil nuk mund t’i rezistojë ofertave.

Zhegrova nuk luan prej kohësh me Lill-ën. Dhe do të jetë garë mes Juves dhe Marsejës për të fituar shërbimet e tij.

Related posts

Durmishi: Çmime më të ulëta të mbi 650 produkteve në “Shportën e Vitit të Ri”

Gazeta Max

“Salah e meriton Topin e Artë”, trajneri i njohur vlerëson yllin egjiptian

Gazeta Max

Dimitrieska-Koçoska: Janë siguruar 500 milionë euro me kushte të favorshme për shlyerjen e plotë të euroobligacionit

Gazeta Max