Në prag të seancës së sotme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka theksuar se çështja e numrit të këshilltarëve nëpër komuna është drejt zgjidhjes.
“Mendoj se kemi dhënë qëndrim mbi këtë, Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendim mbi këtë gjë dhe besoj se këto ditë do të zgjidhim edhe këtë çështje,” deklaroi Mexhiti.
Ai shprehu bindjen se institucionet do të veprojnë në përputhje me vendimet ligjore dhe do të sigurojnë zbatim të drejtë të tyre në procesin zgjedhor.