GazetaMax
Lajme

VLEN: Badenteri nuk preket

Badenteri nuk preket! Është hallkë kyçe e Marrëveshjes së Ohrit dhe themeli mbi të cilin u ndërtua rendi i ri kushtetues në Maqedoninë e Veriut. Çdo tentim për ta relativizuar ose për ta përdorur si mburojë politike nga ata që e kanë shkelur MO-në për 20 vite është hipokrizi e pastër.

BDI nongrata nuk ka kredibilitet të flasë për Marrëveshjen e Ohrit. Pikërisht ata që sot bëjnë moral, ishin ata që e lanë në harresë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, e lejuan diskriminimin gjuhësor, e përdorën Balancuesin vetëm si dekor për punësime partiake, dhe për dy dekada ishin ortakë të pushtetit që shqiptarëve u mohoi barazi të vërtetë.

Ndërkohë, është qeveria VLEN ajo që solli në jetë hallkën kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke garantuar një herë e përgjithmonë se shqiptarët dhe të gjitha komunitetet do ta kenë zërin e tyre real në institucionet e shtetit. Ky është dallimi midis nesh dhe BDI-së nongrata: ne po i japim jetë marrëveshjes, ata për 20 vjet e kishin shkelur e shpërfillur.

Më 19 tetor, populli do të flasë me votë. Jo vetëm që do ta vulosë mbrojtjen e Badenterit dhe Marrëveshjes së Ohrit, por edhe do t’i eliminojë BDI-në nongrata nga pushteti lokal, aty ku janë bërë simbol i korrupsionit, i dështimit dhe i tradhtisë ndaj shqiptarëve. Me anketa të rrejshme dëshirojnë të manipulojnë opinionin, por e vërteta është se në të gjitha anketat BDI nongrata bashkë me patericat e saj është në rënie.

Andaj, ora e përgjegjësisë ka ardhur. Dhe këtë herë, askush nuk do të mund t’i shpëtojë gjykimit të qytetarëve, thanë nga VLEN.

Related posts

Sa rezerva ari kemi dhe ku rënditemi sipas vendeve në botë?

Gazeta Max

Abazoviq flet si kryeministër: Jam gati dhe shumë optimist

Gazeta Max

“Covid 19” dhe pasojat në sistemin nervor, Lumani: Simptomat s’duhen neglizhuar

Gazeta Max