GazetaMax
Lajme

BDI: Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, e sollën Dodikun dhe donacionet serbe

Çdo premtim i dhënë nga VLEN doli që është një mashtrim i madh.

Çdo fjalë e thënë nga VLEN, doli që është një gënjeshtër e madhe.

Për vetëm një vit, injoranca, paaftësia, serviliteti, korrupsioni, vazaliteti, përulja, mashtrimet dhe gënjeshtrat e VLEN, dolën në sipërfaqe.

Premtuan që do të themelojnë Akademi të Shkencave dhe Arteve Shqiptare në Maqedoni, por e sollën “Akademik” Dodikun dhe donacionin serb në Tetovë prej 800.000€ nga kompani serbe cila ka fitim vjetor vetëm 50.000€.

Dodiku u prit në shtëpinë e Marrëveshjes së Ohrit nga kujdestari i VLEN për këtë Marrëveshje, Ivan Stoilkoviq.

VLEN i mori në qafë shqiptarët dhe qytetarët e tjerë, e largoi vendin nga Europa, e afroi me Serbinë, Rusinë dhe Kinën.

Edhe një herë përkujtojmë që mos të harrohet asnjëherë:

• Premtuan 2.500 punësime, qytetarët përfunduan me zero.
• Premtuan 10.000€ për çdo qytetar, qytetarët përfunduan me zero.
• Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, e sollën Dodikun dhe donacionet serbe
• Premtuan bankë shqiptare, e sollën bankën serbe.
• Premtuan ndryshime kushtetuese dhe integrim europian, e sollën botën serbe.
• Premtuan programe kombëtare, e sollën MTEL-in serb.
• Marrëveshjen e Ohrit ia dhanë putinistit Ivan Stoilkoviq.

VLEN-i u konfirmua botërisht si një mashtrim i madh politik dhe turp kombëtar që po i kushton shqiptarëve shtrenjtë: nga të qenurit krenarë, ballëlartë dhe në krye të shtetit, në të nënçmuar, të përbuzur dhe të për ja shtuar.

Më 19 tetor, qytetarët do ta japin përgjigjën e duhur për këto nënçmime, keqpërdorime, ofendime e përbuzje të papara ndonjëherë.

Asnjëherë më nuk do të VLEN nënshtrimi, tradhëtia e votës dhe puthadorësia.

Tetori është referendum popullor për dinjitet kombëtar!

Related posts

КE: Të punohet në transformimin digjital dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale

Gazeta Max

Qeveria me paga dy herë më të ulëta se ato të Kosovës dhe dhjetë herë më të ulëta se ato të Austrisë

Gazeta Max

Besim Memedi braktis Taravarin, i bashkohet Fetait dhe Aliut, mbetet sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë

Gazeta Max