GazetaMax
Lajme

Trageti humb kontrollin në mes të Liqenit të Ohrit

Një incident i rëndë ka ndodhur në Liqenin e Ohrit, ku një traget i linjës Ohër-Shën Naum ka humbur kontrollin për shkak të erës së fortë dhe është devijuar në ujrat shqiptare. Trageti, i cili ishte nisur nga Shën Naumi drejt Ohrit, është shtyrë nga stuhia për gati dy orë, deri pranë fshatit Piskupat, në territorin shqiptar.

Mësohet se gjatë kohës që trageti ishte në ujrat shqiptare, pasagjerët kanë pësuar një panik të madh, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ndërkohë, pasi stuhia është qetësuar, trageti ka rifilluar lundrimin dhe është nisur drejt Ohrit për të hyrë sërish në ujrat maqedonase.

Autoritetet lokale kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë monitoruar situatën deri në rikthimin e stabilitetit në trajektoren e lundrimit.

Related posts

Osmani: Albanofobia nuk do kalojë! Shqiptarët u përjashtuan nga pasuria shtetërore, shteti po mbron monopolin

Gazeta Max

Haziri: Kurti nuk i ka ndaluar zgjedhjet serbe, i ka kushtëzuar

Gazeta Max

Monitorimi i shpërndarjes së lëndëve si në gjyqsor, duhet të zbatohet edhe në Prokurori

Gazeta Max