GazetaMax
Lajme

Daut Beqiri në Konak me Qytetarët e Haraçinës: Bashkë për një Komunë më të Fortë dhe të Bashkuar

Kandidati për kryetar të komunës së Haraçinës nga koalicioni VLEN, Daut Beqiri, zhvilloi sot një takim të hapur me qytetarët, duke dëgjuar nga afër shqetësimet, nevojat dhe idetë e tyre për zhvillimin e komunës.

Gjatë bashkëbisedimit, Beqiri u fokusua tek prioritetet kryesore që shqetësojnë banorët, përfshirë rrugët, infrastrukturën lokale, ujësjellësin dhe shërbimet publike, si dhe nevojën për një qasje transparente dhe bashkëpunuese të qeverisjes lokale.

“Është një ndjenjë e veçantë të jem pranë qytetarëve tanë dhe të dëgjoj drejtpërdrejt nga ata se çfarë presin nga ne. Mbështetja e tyre për ne është e padiskutueshme dhe na jep forcë për të punuar çdo ditë më shumë. Për një Haraçinë më të mirë, më të bashkuar dhe më të fortë!” u shpreh Beqiri.

Related posts

Në Tabanoc për dalje nga shteti pritet një orë, në Dellçevë 30 minuta

Gazeta Max

Alarme për mjete të vendosura eksplozive në nëntë shkolla në Shkup

Gazeta Max

Ali Ahmeti: Gjithmonë kemi punuar për paqe dhe stabilitet, të ardhmen ta ndërtojmë bashkë në Europë

Gazeta Max