GazetaMax
Showbizz

Vajza me prejardhje nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

Me një baba nga Kosova dhe një nënë nga Finlanda, ajo tha se trashëgimia e saj e përzier e ka bërë më të lehtë lidhjen me njerëz nga prejardhje të ndryshme.

Vajza me prejardhje shqiptare Sarah Dzafce është shpallur Miss Finlanda 2025.

Dzafce ia atribuoi fitoren e saj mbështetjes së fortë familjare. Me një baba nga Kosova dhe një nënë nga Finlanda, ajo tha se trashëgimia e saj e përzier e ka bërë më të lehtë lidhjen me njerëz nga prejardhje të ndryshme.

Përcjellsja e parë ishte Tara Lehtonen, ndërsa Julianna Kauhaniemi zuri vendin e dytë.

Konkursi u zhvillua në arenën Hype në Espoo të shtunën, transmeton albinfo.ch.

Finlanda ka një histori të gjatë të konkurseve të bukurisë. Konkurset e arkivuara nga viti 1933 deri në vitin 1978 janë të disponueshme në shërbimin e transmetimit Areena të Yle.

Related posts

Orinda Huta humb babain: Ishe bekim në jetën time

Gazeta Max

Këto shenja horoskopi është mirë t’i mbash pranë sepse kanë pafund ide kreative

Gazeta Max

Meti Berbatovci, ka nisur vitin 2025 me një lansim të ri muzikor

Gazeta Max