Pas shqetësimeve të ngritura nga aktivistët e kulturës për mënyrën e restaurimit të objekteve të Gjimnazit të vjetër në Tetovë dhe thirrjeve që komuna të ndalojë punimet, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami thotë se do të ruhet trashëgimia në këtë objekt.
Kasami tha se objektet në të cilat bëhen punime, garantojnë që do të ruhet deri në detaje fasada e cila ka qenë dhe nuk do të dëmtohet në asnjë moment ai objekt i trashëgimisë kulturore.
“Përkundrazi zë gjitha intervenimet që do të bëhen brenda dhe jashtë objektit janë konform standardeve më të arta të trashëgimisë kulturore”, tha Kasami.
Ai edhe pse u kritikua nga sektori civil por, edhe pasi Ministria e Kulturës tha se vendosja e fasadave moderne mbi objekte historike, pa pëlqim, paraqet shkelje të ligjit dhe konsiderohet degradim i trashëgimisë kulturore, ai i kritikoi ata anasjelltas.
“Edhe njërën edhe tjetrën do ta kisha ftuar që të tregojnë se si kanë reaguar kur një objekt po aq afër vetëm rruga i ndan, ku u bastardua me një fasadë të llamarinës, dhe sot ai objekt i trashëgimisë kulturore duket i shpërfytyruar”, tha Kasami.