GazetaMax
Lajme

Izet Mexhiti: 8 Shtatori është simbol i bashkëjetesës dhe rrugës drejt së ardhmes europiane

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, ka uruar të gjithë qytetarët, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date dhe domosdoshmërinë për të mbrojtur dhe zhvilluar më tej vlerat e një shteti demokratik, të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Në mesazhin e tij, Mexhiti kujtoi se më 8 Shtator të vitit 1991, qytetarët patën guximin të ndahen nga ish-Jugosllavia dhe të ndërtojnë një shtet të pavarur.

Sot, siç u shpreh ai, ky shtet është një vend i përbashkët për të gjithë, multietnik, anëtar i NATO-s dhe në rrugë të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sot ky shtet është i përbashkët, multietnik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE. Le ta respektojmë këtë rrugë – të bashkëjetesës dhe të së ardhmes evropiane,” tha Mexhiti.

Ai theksoi se përveç festës dhe krenarisë, kjo ditë duhet të shërbejë edhe si kujtesë për përgjegjësitë që qëndrojnë para institucioneve dhe shoqërisë.

“Sot të kujtojmë obligimet që qëndrojnë para nesh – të ndërtojmë një sistem të drejtë, të mundësojmë jetë më të mirë, të ndërtojmë shkolla dhe kopshte, të kemi shëndetësi të mirë. Qytetarët tanë të jetojnë këtu, të kthehen, e jo të largohen,” tha ndër të tjera ai.

Zëvendëskryeministri i parë përfundoi mesazhin e tij duke e konsideruar 8 Shtatorin si një datë që nuk përket vetëm historisë, por edhe të ardhmes që të gjithë duhet ta ndërtojnë së bashku.

“Urime festa,” përfundoi ai.

Related posts

Bekteshi: Nuk është e drejtë të lihen shkollat pa furnizues me energji elektrike

Gazeta Max

Greva në arsim është pezulluar, nxënësit prej nesër kthehen në shkolla

Gazeta Max

Taravari pret në takim Ahmetin, diskutojnë për zhvillimet politike dhe prespektivën europiane

Gazeta Max