GazetaMax
Showbizz

40 mijë trëndafila për ditëlindjen e Luanës – surprizë me vlerë 75 mijë euro

Kur bëhet fjalë për surpriza që marrin gjithë vëmendjen, emri i parë që të vjen në mendje është Luana Vjollca. Për ditëlindjen e saj të 34-të, moderatorja është rikthyer te epiteti i dikurshëm “vajza e luleve”.

Festimet nisën në jug të Shqipërisë, ku Luana u zgjua mes 10 mijë trëndafilave. Por surprizat nuk mbaruan aty. Në rezidencën e saj në Tiranë, hyrja gjashtëkatëshe u shndërrua në një lulishtë të vogël me plot 30 mijë trëndafila, të vendosur në çdo cep të ndërtesës.

Në total, 40 mijë trëndafila për të festuar ditëlindjen. Por sa kushton një surprizë e tillë? Sipas “Prive”, shifra
arrin në rreth 75 mijë euro.

Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke ndezur diskutime të shumta. Disa e kanë cilësuar si një shfaqje luksi të tepruar, ndërsa të tjerë e shohin si një gjest të bukur, tipik për stilin e Luanës.

Related posts

Policia ia pamundëson mbajtjen e koncertit, reagon Yll Limani

Gazeta Max

Aktorja e njohur bëhet për spital

Gazeta Max

Britney po kalon një periudhë të vështirë, jeton në rezidencë luksoze, krejtësisht të rrëmujshme me dysheme të mbuluara nga jashtëqitjet e qenve

Gazeta Max