GazetaMax
Lajme

Rama shkarkon Veliajn

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e PS-së tha këtë të enjte se Erion Veliaj duhet të shkarkohet si kryebashkiaku i Tiranës dhe të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme për ta zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Ai prezantoi Ogerta Manastirliun si kandidaten e mazhorancës për zgjedhjet e ardhshme.

“Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori, ndërkohë që asnjë zëvendës i pavotuar i popullit, i kryetarit të bashkisë, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme, për ta udhëhequr 2 vjet bashkinë e kryeqytetit të vendit. Tirana ka punë të mëdha, të panumërta, ditë dhe natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetarit në detyrë për çfarë ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj. Por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë”, tha Rama.
Si kandidaten e PS për bashkinë Tiranë, ai zgjodhi Manastirliun.

“Të dashurit e mi, kam shumë besim dhe për shumë arsye, sepse të gjithë e njohim dhe e çmojmë me respekt të madh për profesionalizmin e spikatur, përkushtimin e veçantë dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtorëve, se Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës. Ogerta është forca e qetë e Tiranës”, tha Rama.

Related posts

Nga nesër në Shkup fillon spërkatja kundër mushkonjave nga toka dhe me avion

Gazeta Max

Ditë e hapur për ekspozimin e avionëve në aeroportin sportiv “Stenkovec”

Gazeta Max

FOTO LAJM/ Osmani mban mbledhje duke marrë infuzion

Gazeta Max