GazetaMax
Lajme

Niko Peleshi do jetë Kryetar i ri i Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur deputetin e Korçës Niko Peleshi për të drejtuar Kuvendin si kryeparlamentar gjatë mandatit të ri qeverisës.

Rama u shpreh se Peleshi përbën njeriun e duhur për të drejtuar Kuvendin duke marrë “stafetën” nga Elisa Spiropali, e cila mori drejtimin e Kuvendit pas lënies së detyrës nga Lindita Nikolla në mandatin e fundit.

Ndërsa deputeti Taulant Balla është zgjedhur për të drejtuar grupin parlamentar të PS në mandatin e ri qeverisës.

Balla rikthehet në detyrën që e ka mbajtur edhe më herët në radhët e PS, ndërsa Rama e cilësoi si njeriun e duhur për këtë rol.

Nënkryetare është zgjedhur deputetja e Durrësit në radhët e PS, Klodiana Spahiu.

Related posts

Kuvendi: Мosfunksionimi dhe bllokimi i pjesërishëm nga opozita

Gazeta Max

Mitrovicasi në garë si asamblist në një nga komunat e Austrisë

Gazeta Max

Kovaçevski: Gjithçka që tha Mickoski gjatë kësaj krize doli e gabuar

Gazeta Max