GazetaMax
Lajme

Martohet vajza e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga përmes telefonit. Moment emocionues

Në një ceremoni plot dashuri dhe emocione, Majlinda dhe Bardhi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Kjo ditë e veçantë, e mbushur me gëzim dhe emocion, shënoi fillimin e një kapitulli të ri për çiftin, por gjithashtu solli edhe ndjenja të përziera për shkak të mungesës së babait të Majlindës, Fadil Fazliut, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim në Hagë.

Edhe pse fizikisht i munguar në këtë ditë të madhe, ai ka uruar përmes telefonit vajzën e tij Majlindën dhe Bardhin.

Postimi i plotë i vëllait të Majlindës, Fahri Fazliut të ri:

Urime martesën, motra jonë e dashur Majlinda dhe Bardh!

Sot është një ditë e veçantë, një ditë që shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën tuaj. Ndryshe nga shumica që këtë ditë e festojnë pranë babait të tyre, ti, Majlinda, je e privuar nga përqafimi i tij, sepse ai ndodhet padrejtësisht larg nesh në burgun e Hagës. Por edhe nga aty, me gjithë zemrën e tij, ai ju ka telefonuar dhe ju ka uruar martesën me gjithë dashurinë që vetëm një baba mund ta ketë.

Shpresojmë që shumë shpejt ta festojmë këtë gëzim së bashku, në liri pranë tij, pranë nesh, dhe mbi të gjitha, pranë familjes që ju do pa kushte. Ai qëndron si shtylla jonë, si frymëzim i përhershëm me guximin, dinjitetin dhe burrërinë e tij të palëkundur.

Bardh dhe Majlinda, u trashëgofshi!

Ju urojmë një jetë të mbushur me shëndet, lumturi të pafund, dashuri që rritet çdo ditë dhe çdo të mirë që zemra juaj mund ta ëndërrojë.

Related posts

Talevski: Bllok tarifat e energjisë elektrike të ngjashme me konceptin e tatimit progresiv

Gazeta Max

Pas takimit me OEMVP, Osmani shpalos shtyllën e dytë të programit të tij, që ka të bëjë me ekonominë

Gazeta Max

Kuvendi miratoi me konsensus ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal, tani kujdes kë sulmoni!

Gazeta Max