Kryetari i Deçanit dhe kandidat i AAK-së për kryetar, Bashkim Ramosaj, ka vizituar sot mikun dhe kolegun e tij, Mustafë Selmanaj, për t’i uruar shërim të shpejtë pas sfidave shëndetësore.
Në një postim të shkurtër, por domethënës, Ramosaj shkruan:
“Sot ishim për vizitë te miku dhe kolegu ynë, Mustafë Selmanaj, për t’i uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë. Qoftë e kaluar, Mustafë!”
Vizita u vlerësua si një gjest solidariteti dhe respekti ndaj një prej figurave të njohura të skenës politike, i cili gëzon mbështetjen dhe dashamirësinë e shumë bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve.
Mustafë Selmanaj, një emër me peshë në politikën kosovare, ka shërbyer ndër vite në pozita të rëndësishme shtetërore dhe është vlerësuar për përkushtimin e tij ndaj interesit publik.