GazetaMax
Lajme

Taksistit në Tiranë i vidhen paratë nga një eskortë, publikohen pamjet

Në një denoncim për JOQ Albania, taksisti i një kompanie private tregon se si u grabit nga një vajzë që shet trupin e saj për para. Gjithçka nisi kur kompania ku punon i kërkoi që të shkonte në Yrshek vajzën që kreu grabitjen.

“Unë jam një shofer taksie, në një kompani private që nuk preferoj ta them se merret si reklamë. Këtë punë e bëj prej dy vitesh, konkretisht natën. Rreth orës 4 të mëngjesit 14 shtator, kompania me jët një rrugë në Yrshek me marr një person dhe me e dërgu në Maminas. Klientja ishte femër dhe dëshironte të shkonte te hotel Arli, ku e priste një person tjetër,” tregon fillimisht denoncuesi.

Më pas ai shton se i dha telefonin e tij për të folur me personin që e priste: “Vajza përdori telefonin tim për të telefonuar personin që po e priste, por nuk i përgjigjej. Ndërkohë hapi dhe instagramin e saj në telefonin tim, ku i shkruante vazhdimisht atij. Vajza ishte eskortë.”

Pastaj taksisti tregon si ndodhi grabitja: “Në momentin që po prishte atë, dal nga makina dhe pi një cigare. Çdo gjë dukej në rregull, por në atë moment vajza kishte marrë portofolin tim, dhe më kishte vjedhur 130-140 mijë lekë të vjetra. Pasi kthehem në makinë më thotë që do kthehemi mbrapsht sepse ai nuk po vjen ta marrë.”

Shoferi tregon se klientja i tha që në mëngjes duhet ta dërgonte në Rashbull dhe aty do t’i bënte pagesën, por në të vërtetë e grabiti.

“Ishte çdo gjë në rregull. Rrugës më thotë që në më mëngjes do më dërgosh në Rashbull dhe patjetër që bie dakord pasi shofer taksie jam. E dërgoj vajzën në Yrshek ku e priste djali i cili ma dha si klientë, ose më saktë tutori i saj. Më dha vetëm një pjesë të lekëve, dhe më tha pjesën tjetër ta jap kur të ikim. Unë nuk pranova, i marr të gjitha lekët. Në atë moment largohet me nxitim me atë djalin. Kjo më bëri të dyshoj dhe kontrolloj portofolin ku më ra në sy direkt se mungonin paratë. U shkoj nga pas, i ndaloj por ma mohonin kategorikisht këtë gjë. Ju them që do merret drejtësia me këtë gjë, sepse unë s’mund të prek femrën e huaj dhe ta kontrolloj. Ky djali më thotë merre me vete. Si mund të marr me vete një femër të tillë, fundja s’mund të rrezikoj lirinë time për të tillë persona,” shprehet taksisti,

Denoncuesi shton më tej se djali i ka dërguar mesazhe duke pohuar se lekët ia ka grabitur vajza, madje i ka nisur dhe këtë video ku i kërkonte llogari.

“Më mbrapa djali me mesazh ma pohon që i ka marrë ajo paratë, dhe po ashtu më dërgon një video ku i thotë asaj po lekët që i kishe fshehur ku janë.”

Taksisti zgjedh ta denoncojë këtë rast edhe si një paralajmërim për kolegët e tij.

“Unë po ju dërgoj çdo provë që kam, dhe po ashtu do ju lutesha kolegëve të mi dhe kujtdo, të bëjë kujdes nga të tillë persona.”

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=2609206209430357

Related posts

NASA publikon pamje, si duket Maqedonia nga stacioni hapësinor ndërkombëtar?

Gazeta Max

Elisa Spiropali reagon pas ngjarjes në Kumanovë: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport as në shoqëri – Shqipëria mbetet promotore e bashkëjetesës ndëretnike

Gazeta Max

BDI e kritikoi donacionin ‘serb’, por këshilltarët e saj votuan “Për” në seancën e Këshillit

Gazeta Max