GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Koalicioni BDI-LEVICA, tradhti ndaj shqiptarëve dhe ardhmërisë evropiane të Maqedonisë së Veriut

Bashkëpunimi midis BDI-së dhe LEVICËS nuk është as koalicion e as risi politike, por një aleancë e turpit që funksionon tash e tre vjet në qytetin e Shkupit, duke e bërë BDI-në të vetmen parti që bashkëpunon me një subjekt të shpallur hapur anti-NATO dhe anti-BE. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kandidati i VLEN-it për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, duke komentuar bashkëpunimin e Ali Ahmetit me LEVICËN e Dimitar Apasievit.

“Nuk është sihariq bashkëpunimi midis BDI-së dhe LEVICËS pro ruse. Të vetmen gjë që kanë bërë është nderimi i varrit të diktatorit Enver Hoxha, dhe këtë e kanë si element, si pikëtakim me korpusin shqiptar. Është më e keqja e Maqedonisë, edhe partie maqedonase nuk duan të bashkëpunojnë me LEVICËN, t’i kenë për partner, vetëm BDI e bën këtë – deri më tani në kryeqendër, tashmë edhe nëpër qytetet tjera shqiptare,” ka thënë Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka nënvizuar se ky “koalicion i zezë” është dëshmia më e qartë e degjenerimit politik të BDI-së, e cila për të ruajtur pushtetin lokal, është e gatshme të shkelë mbi orientimin strategjik euroatlantik të shqiptarëve dhe mbi interesin kombëtar.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, VLEN-i në qeveri po e mbron orientimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, ndërsa BDI me LEVICËN po hapin dyert për Rusinë dhe izolimin, duke shtuar se qytetarët shqiptar do ta ndëshkojnë këtë aleancë të turpshme në zgjedhjet e 19 Tetorit.

Related posts

Alternativa: Aleancës nuk i duhen funksione për t’i votuar ndryshimet kushtetuese

Gazeta Max

Muhamet Elmazi në bashkëbisedim me Forumin e Grave të VLEN-it në Saraj: Zëri i grave është forcë për ndryshim

Gazeta Max

Zendeli: Ky është moment i duhur të hiqet 20% nga Kushtetuta

Gazeta Max