GazetaMax
Lajme

Bilall Kasami në Gajre: Malësia e Tetovës është forca jonë për një të ardhme më të fortë

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kandidati për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, sonte zhvilloi një takim me banorët e fshatit Gajre.

Në atmosferë miqësore, u diskutuan problemet me të cilat përballen banorët në përditshmëri, por edhe idetë dhe vizioni për zhvillimin e Tetovës.

Kasami u shpreh se malësia e Tetovës gjithmonë ka qenë shembull i forcës dhe qëndrueshmërisë, ndërsa këto vlera janë të domosdoshme për të ecur përpara si qytet.

Ai shtoi se 19 tetori do të jetë një ditë e rëndësishme për të ardhmen e Tetovës, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe unitetit për një të nesërme më të mirë.

Related posts

Bexheti me porosi për VLEN-in: Nëse dikush nuk ka kurajë as guxim të përfaqësojë interesat shqiptare, le të shkojë atje ku e ka vendin – në shtëpi

Gazeta Max

Asip Demiri: Feta Alimi pjesë e shërbimeve sekrete anti shqiptare

Gazeta Max

Drejtori i Nomagas Muhamed Elmazi sot në Athinë nënshkroi Memorandum mirëkuptimi me drejtoreshën e DESFA, Maria Rita Gali

Gazeta Max