Land Korçari publikon baladën e re “Mbijetoj edhe pa ty”

Këngëtari Land Korçari ka publikuar këngën e tij më të re, një baladë e ndjerë me titull “Mbijetoj edhe pa ty”, e cila vjen si një projekt muzikor kushtuar dashurisë, ndarjes dhe forcës për të vazhduar jetën edhe pas një historie të përfunduar.

Kënga sjell një atmosferë emocionale dhe një interpretim të ngrohtë nga Land Korçari, ndërsa muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Shkëlqim Dule, me tekst të Armand Trebickës.

Projekti është shoqëruar edhe me videoklip, i realizuar nga Max Production, duke i dhënë këngës një dimension vizual që përshtatet me karakterin emocional të baladës.

“Mbijetoj edhe pa ty” vjen me një mesazh të fortë: edhe kur një dashuri përfundon, jeta vazhdon dhe njeriu gjen forcën për të ecur përpara.

Me këtë projekt të ri, Land Korçari synon të sjellë te publiku një këngë që prek emocionet dhe mund të bëhet pjesë e playlistave të të gjithë atyre që kanë përjetuar dashurinë, ndarjen dhe dhimbjen e një historie të kaluar.

Këngëtari ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë dëgjuesit dhe mbështetësit që e ndjekin ndër vite dhe pëlqejnë muzikën e tij.