GazetaMax
Lajme

Komuna e Tetovës me aktivitet për të drejtat e grave, Kasami: Krenar me kontributin e grave në institucionet publike

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë në aktivitetin dyditor të organizuar nga Shoqata “Women Alb World” në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, me temë: “Shoqëria fillon me të drejtat e gruas! Lidership, barazi gjinore dhe fuqizim ekonomik”.

Në fjalën e tij, Kasami theksoi rëndësinë e rolit të gruas shqiptare në shoqëri, duke nënvizuar se fuqizimi i saj është një vizion i përbashkët i cili pasqyrohet në çdo sektor të jetës publike dhe institucionale.

“Jam krenar që pranë nesh kemi qindra bashkëpunëtore të zonja, intelektuale të reja e profesioniste me përvojë, të cilat kontribuojnë çdo ditë në komunë, në forumet rinore e të gruas, si dhe në krye të institucioneve publike”, shkruan Kasami.

Ai shtoi se si Kryetar i Tetovës, por edhe si qytetar, do të mbetet gjithmonë përkrahës i nismave që promovojnë mbrojtjen, edukimin dhe pavarësimin e gruas në të gjitha sferat e jetës.

Kasami falënderoi organizatorët dhe aktivistet për punën e çmuar dhe vetëmohuese, duke rikujtuar se “dera e Komunës së Tetovës do të jetë gjithmonë e hapur për iniciativa të tilla të vlefshme që forcojnë rolin e gruas në shoqërinë tonë”.

Related posts

“Nedellkov nuk është konsultuar për të pezulluar grevë” – Mësuesit ndjehen të mashtruar

Gazeta Max

Kovaçevski: Duhet mbështetje reale dhe jo vetëm deklarative nga BE-ja

Gazeta Max

Kasami takohet me kryetarin e komunës së Leverkuzenit, Richrath

Gazeta Max