Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, sot nënshkroi Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, të organizuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Zhelinë.
Me këtë akt, Sulejmani theksoi përkushtimin e tij për një fushatë të ndershme dhe të civilizuar, duke vendosur në qendër respektin për qytetarin.
“Ky është zotimi im për një fushatë pa shpifje e fyerje, me dinjitet dhe me respekt për qytetarin. Zgjedhjet janë garë idesh dhe besimi, jo urrejtjeje dhe frike”, u shpreh Sulejmani.
Ai nënvizoi se procesi zgjedhor duhet të mbetet një hapësirë e pastër demokracie, ku qytetarët vendosin përmes votës së lirë dhe të ndërgjegjshme.