GazetaMax
Lajme

Albi Qamili: Marshi i fitores së 19 Tetorit filloi nga zemra e Tetovës

Bartësi i listës së koalicionit VLEN, për Këshillin Komunal të Tetovës, Albi Qamili, tha se marshi i fitores ka filluar nga lagjja simbol e qytetit – Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi

Sipas Qamilit, banorët e këtyre lagjeve janë njerëz të punës së ndershme dhe të virtyteve të larta qytetare. “Ata dinë ta bëjnë dallimin mes punëtorëve dhe plaçkitësve”, ka theksuar ai.

Qamili ka shtuar se më 19 Tetor, Tetova – me në krye esnafin e çarshisë – do të zgjedhë rrugën e zhvillimit të qytetit, duke votuar numrin 7 dhe kandidatin e koalicionit VLEN për Komunën e Tetovës Bilall Kasami.

“Marshi i fitores së 19 Tetorit filloi nga lagjja simbol e qytetit – Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi.Banorët e këtyre lagjeve janë njerëz të punës së ndershme dhe të virtyteve të larta njerëzore e qytetare. Prandaj, ata dinë ta bëjnë dallimin mes punëtorëve dhe plaçkitësve Tetova, me në krye esnafin e çarshisë, më 19 Tetor, duke votuar numrin 7, do ta zgjedhë rrugën e zhvillimit të qytetit”, ka shkruar Qamili.

Related posts

Paviqeviq: Organizimi dhe pjesëmarrja shkollare të jetë e rregulluar me ligj

Gazeta Max

Osmani: Hetimi në tragjedinë e Koçanit është selektiv, Kreshnik Bekteshi nuk ka faj

Gazeta Max

BDI: VLEN mbron planin e VMRO-së për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve shqiptar

Gazeta Max