GazetaMax
Kuriozitete

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht klubin KF Shkëndija për grumbullimin e futbollistit Lavdrim Kasami në ekipin kombëtar shqiptar U19. Kasami është përzgjedhur për të marrë pjesë në dy ndeshje miqësore që do të zhvillohen kundër ekipit të moshës U19 të Republikës së Irlandës.

Ndeshjet janë planifikuar të luhen në Shqipëri më 10 dhe 12 tetor 2025, ndërsa periudha e grumbullimit për lojtarin do të jetë nga data 6 deri më 12 tetor.

Në komunikatën zyrtare, Federata ka kërkuar mirëkuptimin e klubit për lirimin e lojtarit dhe ka theksuar se ky njoftim nuk duhet të publikohet në media apo rrjete sociale para datës 6 tetor 2025.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, z. Ilir Shulku.

Related posts

Real Madridi po punon për rikthimin sensacional të Ronaldos

Gazeta Max

Mancini: Do ta fitoj Kupën e Botës me Italinë

Gazeta Max

Messi pritet t`i bashkohet Inter Miami kur kontrata me PSG i skadon

Gazeta Max